Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 41 nga 56 • Shqip


عَنِ الْمُجْرِمِينَ 41
Përkthim:
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Muddethir 74:39

Përveç të djathtëve, të cilët do jenë në Xhenete ku do i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe

(do t'u thonë)

zullumqarëve:... –

Pra, këta nuk kanë mbetur të lidhur pas gjynaheve të tyre, duke kënaqur dëshirat dhe epshet vetjake, por janë të çliruar dhe gëzojnë lumturinë që të fal adhurimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit. Në ahiret, ata do të jenë në Xhenet, ku do të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth kriminelëve. Atje do t’u përmbushet çdo kërkesë e kënaqësi që e dëshirojnë, duke shijuar rehatinë dhe prehjen e plotë. Të kënaqur e të gëzuar do të bisedojnë me njëri-tjetrin si vëllezër. Gjatë bisedave të tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin për kriminelët dhe gjendjen ku ata kanë përfunduar. Gjithashtu, duke vështruar kriminelët që ndëshkohen në mesin e Xhehenemit, do t’i pyesin në e kanë parë të vërtetuar tashmë premtimin e Allahut. Pastaj do t’i pyesin:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 40 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 42