Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 43 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 43 nga 56 • Shqip


قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ 43
Përkthim:
Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz El-Muddethir 74:43
Tefsiri:

Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz, nuk ushqenim të varfërit, por përziheshim me të tjerët në vepra të kota.” –

Ata nuk patën as sinqeritet në adhurimin e Allahut dhe as bamirësi ndaj krijesave në nevojë. Ata ishin bosh nga këto vlera e vepra të domosdoshme e u morën me gjëra të kota. Kështu, zullumqarët do ta pranojnë që janë marrë vetëm me kotësira, madje që kanë gjetur prehje me to. Ata do ta pranojnë që, nëpërmjet saj, janë përpjekur të hidhnin poshtë të vërtetën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 42 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 44