Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 46 nga 56 • Shqip


وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ 46
Përkthim:
dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit, El-Muddethir 74:46
Tefsiri:

“Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit,...” -

Ky është përfundimi i angazhimit me të kotën dhe i shpërfilljes së të vërtetës e porosive të Zotit. Mohimi i të vërtetës, sidomos për Ditën e Gjykimit, atëherë kur Zoti do t’i shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre, është shkaku i dëshpërimit dhe i ndëshkimit të përjetshëm. Atë ditë, krijesave do t’u shfaqet i qartë dhe i plotë pushteti dhe mbretërimi i Allahut. Atë ditë do të duket gjykimi i Tij i drejtë dhe i urtë për gjithçka dhe për gjithkënd.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 45 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 47