Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 48 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 48 nga 56 • Shqip


فَمَا تَنْفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ 48
Përkthim:
Kurrfarë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre. El-Muddethir 74:48
Tefsiri:

Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve. –

Arsyeja është se ata ndërmjetësojnë veçse për ata me të cilët Zoti është i kënaqur, por, pa dyshim, Allahu i Drejtë dhe i Urtë nuk kënaqet me veprat e zullumqarëve. Pasi tregon përfundimin e dhembshëm të atyre që vdesin si mohues dhe të zhytur në kotësi, Allahu i Madhëruar vijon të paralajmërojë e këshillojë ata që ende nuk kanë vdekur dhe janë duke vazhduar në kotësinë e mosbindjes ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 47 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 49