Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 14 nga 40 • Shqip


بَلِ الْإِنْسَانُ عَلَىٰ نَفْسِهِ بَصِيرَةٌ 14
Përkthim:
njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes, El-Kijama 75:14
Tefsiri:

Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime. -

Ai mund ta gjykojë veten e vet, edhe nëse mund të hedhë justifikime, të cilat janë të papranueshme dhe të pavlefshme. Vetë robi do të pranojë çdo punë që ka bërë dhe do të dëshmojë për vërtetësinë e saj, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Lexo librin tënd, sot mjafton të jesh vetë llogaritës i vetvetes”. [Isra 14]. Edhe nëse ai kërkon të mohojë ose të justifikohet për atë që ka bërë, kjo do të jetë e pavlefshme, sepse do të jenë vetë dëgjimi, shikimi dhe të gjitha gjymtyrët e tij që do të dëshmojnë se ç’ka bërë. Mundësia për të rregulluar diçka tashmë ka përfunduar dhe çdo përpjekje është e padobishme, siç thuhet në këtë ajet: “Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.” [Rum 57].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 13 E ardhshme El-Kijama • Ajet 15