Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 16 nga 40 • Shqip


لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ 16
Përkthim:
Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde, El-Kijama 75:16
Tefsiri:

Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt,… -

Kur meleku Xhibril (a.s.) i përcillte Shpalljen e Zotit, Profeti (a.s.) nxitonte të përsëriste fjalët e saj, ndërkohë që Xhibrili (a.s.) ende nuk kishte përfunduar së lexuari të gjithë mesazhin. Profeti (a.s.) e bënte këtë me qëllim që ta fiksonte menjëherë atë dhe të mos e harronte. Por i Madhëruari e këshilloi që të mos vepronte ashtu, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i vërtetë! Mos nxito (o Muhamed!) për ta lexuar Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” [Ta Ha 114]. Ndërsa këtu, i Lartësuari thotë: “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta lexosh atë sa më shpejt!”, sepse është Allahu i Madhëruar Ai që do të mundësojë që Profeti i Tij ta mësojë dhe lexojë Kur'anin e çmuar. Është Allahu që do ta ngulisë atë në gjoksin e Profetit të Tij, siç thotë më tej:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 15 E ardhshme El-Kijama • Ajet 17