Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 2 nga 40 • Shqip


وَلَا أُقْسِمُ بِالنَّفْسِ اللَّوَّامَةِ 2
Përkthim:
dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten. El-Kijama 75:2
Tefsiri:

Betohem në shpirtin shumë qortues. -

Këtu është fjala për të gjithë shpirtrat, të mirët dhe të këqijtë. Shpirti është quajtur ‘qortues’, sepse ai është vazhdimisht qortues dhe ndryshon nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai nuk qëndron asnjëherë në një gjendje të vetme. Ai është cilësuar qortues, edhe sepse në momentin e vdekjes ai e qorton bartësin e tij për veprat që ka bërë. Madje, shpirti i besimtarit e qorton bartësin e tij edhe në jetën e dynjasë, për gabimet dhe mangësitë e tij, për lëshimet në ndonjë detyrim, si edhe për ndonjë pakujdesi. Allahu i Madhëruar është betuar në Ditën e Gjykimit për të përforcuar vërtetësinë e saj, se ajo nuk ka dyshim që do të ndodhë. Ai është betuar, gjithashtu, edhe në ata mbi të cilët do të ekzekutohet shpërblimi ose ndëshkimi me drejtësi. Pastaj i Madhëruari na tregon se, gjithsesi, disa kryeneçë do ta mohojnë Ditën e Gjykimit dhe vërtetësinë e saj. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 1 E ardhshme El-Kijama • Ajet 3