Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 38 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 38 nga 40 • Shqip


ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ 38
Përkthim:
pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë. El-Kijama 75:38
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Kijama 75:37

A nuk vjen ai

(njeriu)

nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai

(Zoti)

e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij

(uji)

, Ai krijon mashkullin dhe femrën?! A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?! -

Këto janë fazat nëpër të cilat kalon njeriu në barkun e nënës, para se të formohet e të kompletohet nga i Madhëruari. Ai i krijoi njerëzit në çifte, meshkuj e femra. Atëherë, Ai që e krijoi njeriun në këto faza të ndryshme, a nuk është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit? Pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Këtu përfundon tefsiri i sures Kijame, me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 37 E ardhshme El-Kijama • Ajet 39