Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 9 nga 40 • Shqip


وَجُمِعَ الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ 9
Përkthim:
dhe Dielli e Hëna të bashkohen, El-Kijama 75:9
Tefsiri:

…dhe Dielli e Hëna të bashkohen… -

Ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, që kur Zoti i krijoi. Por Ditën e Gjykimit Zoti do t’i bashkojë ata. Dielli do të mbështillet e drita e tij do të zhduket, ashtu si edhe drita e hënës. Pastaj ata të dy do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, që robërit të shohin se Dielli e Hëna ishin thjesht dy krijesa të Zotit, të nënshtruara ndaj Tij. Në këtë mënyrë, kush ka adhuruar Diellin dhe Hënën do të bindet se ka qenë i mashtruar dhe mashtrues.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 8 E ardhshme El-Kijama • Ajet 10