Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 19 nga 31 • Shqip


وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَنْثُورًا 19
Përkthim:
Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë. El-Insan 76:19
Tefsiri:

Mes tyre lëvizin duke shërbyer djelmosha, që do jenë përherë të tillë... -

Mes banorëve të Xhenetit, gjatë ushqimit e gostive të tyre, do të vërtiten si shërbëtorë djelmosha të vegjël shumë të bukur, që nuk rriten dhe as ndryshojnë. Kur i sheh të shpërndahen në shërbim, ata ngjajnë si margaritarë. Kjo është një kënaqësi tjetër e banorëve të Xhenetit. Shërbëtorët e tyre do të jenë djelmosha të bukur, që të gëzojnë kur i sheh, sepse ata të shërbejnë plot gaz. Kur hyjnë nëpër banesat e xhenetlinjve, nuk ka pasiguri dhe ndrojtje prej tyre. Ata përmbushin kërkesat e xhenetlinjve në çdo moment.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 18 E ardhshme El-Insan • Ajet 20