Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 21 nga 31 • Shqip


عَالِيَهُمْ ثِيَابُ سُنْدُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ ۖ وَحُلُّوا أَسَاوِرَ مِنْ فِضَّةٍ وَسَقَاهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًا طَهُورًا 21
Përkthim:
Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme). El-Insan 76:21
Tefsiri:
Ata (besimtarët)

janë të veshur me mëndafsh të hollë e të gjelbër dhe me mëndafsh të trashë, -

Ata janë të veshur me petka të bukura prej mëndafshi jeshil të hollë (sundus) dhe me mëndafsh të trashë (istebrek), që janë nga llojet më të mira të mëndafshit.

... të stolisur me bylyzykë të argjendtë. -

Duart e tyre, të meshkujve dhe të femrave, janë të stolisura me byzylykë e bizhuteri argjendi. Ky është një premtim i dhënë nga Zoti, dhe premtimi i Tij patjetër që do të mbahet, sepse Ai është më Fjalëdrejti dhe i Vërteti.

Dhe Zoti i tyre u jep të pinë pije të kulluar. –

Do t’u jepet një lloj pijeje, që është e pastër nga çdo turbullirë dhe ndyrësi, nga njëra anë, dhe pastruese e barkut të tyre nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme, nga ana tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 20 E ardhshme El-Insan • Ajet 22