Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 24 nga 31 • Shqip


فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ آثِمًا أَوْ كَفُورًا 24
Përkthim:
Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët! El-Insan 76:24
Tefsiri:

Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre. –

Kuptimi: Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit mbi fatin tënd, dhe kurrë mos ji i pakënaqur me të. Po ashtu, bëhu i durueshëm edhe ndaj gjykimit të Zotit në ligjet e Tij, duke i vënë në zbatim ato dhe duke jetuar sipas tyre. Mos lejo asgjë e asnjë të të pengojë në këtë rrugë. Mos iu bind të zhyturve në gjynahe dhe në mosbesim. Bindja ndaj gjynahqarëve e mohuesve do të të çojë patjetër në gjynahe dhe kalim kufijsh, sepse ata urdhërojnë veçse për gjëra që ua kërkon epshi i tyre pa fre. Duke qenë se, për të qenë i durueshëm dhe i qëndrueshëm të ndihmon adhurimi i Zotit dhe shtimi i kujtimit të Tij, në vijim thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 23 E ardhshme El-Insan • Ajet 25