Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 26 nga 31 • Shqip


وَمِنَ اللَّيْلِ فَاسْجُدْ لَهُ وَسَبِّحْهُ لَيْلًا طَوِيلًا 26
Përkthim:
dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë! El-Insan 76:26
Tefsiri:

Bëj sexhde për Të në një pjesë të natës! -

Shtoji sexhdet që bën për Zotin tënd! Por kjo mund të ndodhë veçse duke shtuar namazet e përkushtuara ndaj Tij.

Madhëroje Atë natën e gjatë! -

Madhëroje Allahun me tesbihe e adhurim natën e gjatë. Ky është urdhër për të madhëruar Allahun gjithë natën e gjatë. Por në suren Muzzemmil, Allahu i Madhëruar na e ka shpjeguar si dhe sa duhet ta madhërojmë Atë: “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje!” [El muzzemil 2 – 4].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 25 E ardhshme El-Insan • Ajet 27