Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 28 nga 31 • Shqip


نَحْنُ خَلَقْنَاهُمْ وَشَدَدْنَا أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَا أَمْثَالَهُمْ تَبْدِيلًا 28
Përkthim:
Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre). El-Insan 76:28
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar jep për ringjalljen një argument logjik, duke u kujtuar krijesave fillimin e tyre. Ai thotë:

Ne i krijuam at

a (njerëzit)

dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre. -

Është Allahu i Lartësuar Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë nga hiçi. Përveç kësaj, Ai e përkreu krijimin e tyre, duke i pajisur me nerva e damarë, me organe të jashtme e të brendshme, derisa u plotësua çdo gjë. Allahu i Lartësuar e bëri trupin e njeriut në mënyrë të tillë që ai të plotësojë nevojat e veta. Atëherë, Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë në këtë formë, Ai është i Plotpushtetshëm që t’i ringjallë ata sërish pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer. Ai i Cili i solli në këtë jetë, për të kaluar këtë fazë, nuk ka se si t’i lërë të braktisur, pa i urdhëruar e pa i ndaluar, pa i shpërblyer dhe pa i ndëshkuar, për atë që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:

Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata me një krijim të ri. –

Kuptimi: Do t’ju ringjallim, për t’ju dhënë një jetë tjetër. Do t’ju ringjallim të gjithëve, pa përjashtim, me një krijim të ri.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 27 E ardhshme El-Insan • Ajet 29