Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 7 nga 31 • Shqip


يُوفُونَ بِالنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًا كَانَ شَرُّهُ مُسْتَطِيرًا 7
Përkthim:
ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah, El-Insan 76:7
Tefsiri:
(Të devotshmit)

Janë ata që zbatojnë premtimet e tyre... -

Ata çojnë në vend çdo detyrë me të cilën e kanë ngarkuar veten për hir të Allahut dhe çdo premtim ose besë të dhënë. Duke qenë se ata plotësojnë edhe këto detyra, që Zoti nuk ua ka detyruar, por që ata vetë ia kanë detyruar vetvetes, atëherë kjo do të thotë që, plotësimi i detyrave të vendosura nga Zoti është më i sigurt se do të kryhet nga ata.

...dhe i frikësohen një Dite, tmerri i së cilës është gjithëpërfshirës. -

Ata frikësohen se mos i godet tmerri i asaj dite, prandaj ruhen nga çdo gjë që e shkakton këtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 6 E ardhshme El-Insan • Ajet 8