Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 1 nga 50 • Shqip


وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا 1
Përkthim:
Betohem në ata (engjëjt) që sjellin të mira, El-Murselat 77:1
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar bën një sërë betimesh për vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes dhe Llogarisë së drejtë.

Betohem për ata që dërgohen njëri pas tjetrit me mirësi,... –

“Ata” janë melekët, që Zoti i dërgon të zbatojnë vendimet e Tij, të kujdesen për krijesat dhe për botën, të zbatojnë urdhrat e Tij që kanë të bëjnë me fenë dhe me jetën e kësaj bote. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar melekët si ‘urfa’, pra, të mbushur dhe të dërguar plot mirësi, urtësi dhe dobi, jo me kotësi e ligësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 31 E ardhshme El-Murselat • Ajet 2