Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 20 nga 50 • Shqip


أَلَمْ نَخْلُقْكُمْ مِنْ مَاءٍ مَهِينٍ 20
Përkthim:
A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm, El-Murselat 77:20
Tefsiri:

A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët, që e vendosim në një vend të sigurt, deri në një afat të caktuar?! -

A nuk ju krijojmë, o njerëz, prej një lëngu të nënçmuar, i cili del nga mesi shpinës dhe dërrasës së kraharorit?! Pastaj atë lëng e vendosim në një vend të sigurt, ku zhvillohet deri në një afat të caktuar. Pastaj e zhvillojmë embrionin mes disa errësirave, duke e kaluar nëpër faza të ndryshme. Nga një pikë uji, kthehet në gjak të mpiksur, pastaj ngjan me një kafshatë të përtypur, derisa Allahu e formon atë si një trup, e pastaj atij trupi i fryn shpirtin. Por ka edhe që vdesin para kësaj kohe.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Murselat • Ajet 19 E ardhshme El-Murselat • Ajet 21