Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 41 nga 50 • Shqip


إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي ظِلَالٍ وَعُيُونٍ 41
Përkthim:
Ata që ruhen nga të kundërshtuarit Perëndinë, do të jenë në mesin e burimeve dhe të hijeve, El-Murselat 77:41
Tefsiri:
Pasi foli për ndëshkimin e mohuesve të Ditës së Gjykimit, i Lartësuari tregon tani për shpërblimin e besimtarëve:

Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve... -

Të devotshmit janë ata që ruhen nga mosbesimi dhe mohimi i të vërtetës, janë të sinqertët dhe të vërtetët në fjalë dhe në vepra. Ata e arrijnë këtë gradë veçse pasi kryejnë të gjitha detyrimet dhe lënë të gjitha haramet. Ata do të jenë nën hijet e dendura të pemëve të shumëllojshme, të bukura e plot fruta. Afër do të kenë burime me ujë selsebili, me nektar etj., që rrjedhin nëpër kopshte.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Murselat • Ajet 40 E ardhshme El-Murselat • Ajet 42