Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 46 nga 50 • Shqip


كُلُوا وَتَمَتَّعُوا قَلِيلًا إِنَّكُمْ مُجْرِمُونَ 46
Përkthim:
(Ju thuhet jobesimtarëve): “Hani dhe kënaquni, por për pak kohë!” El-Murselat 77:46
Tefsiri:

Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! Mjerë mohuesit atë ditë!... -

Edhe ky është një kërcënim i rëndë drejtuar mohuesve, të cilët, edhe pse në jetën e dynjasë hanë, pinë dhe kënaqen me mirësi të shumta, ata nuk tregohen mirënjohës. Përkundrazi, me veprat e tyre të ndyra, ata tregojnë se janë keqbërës. Ata i kushtojnë rëndësi vetëm kënaqësive trupore, duke shpërfillur adhurimin e Zotit dhe veprat e mira që të afrojnë tek Ai. Për këtë arsye, ata do të dënohen njëlloj si kriminelët. Kur të ndahen nga kjo dynja, do t’u ndërpriten mirësitë dhe do t’u mbeten vetëm gjynahet, për të cilat do të marrin atë që meritojnë. Fakt tjetër i zullumit të tyre është dhe refuzimi i ftesës për namaz:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Murselat • Ajet 45 E ardhshme El-Murselat • Ajet 47