Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 50 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 50 nga 50 • Shqip


فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ 50
Përkthim:
E, në çfarë libri tjetër do të besojnë, pas Kur’anit?! El-Murselat 77:50
Tefsiri:

Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?! –

Mos, vallë, besojnë të kotën, të cilën Kur'ani e ka shpallur si të tillë?! Apo besojnë fjalët e ndonjë idhujtari, të tejmbushur me gjynahe e padrejtësi? Besimi i tyre nuk ka themele, ku mund të mbështetesh. Përtej dritës së qartë të sjellë dhe të ruajtur nga Zoti, ekzistojnë veçse errësira të thella të mashtrimit dhe devijimit. Përtej të vërtetës të mbështetur në fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, ndodhen veçse gënjeshtrat dhe trillimet e gjynahqarëve të shfrenuar. Shkatërruar qofshin, sa të verbër janë! Mjerë për ta, sa të humbur e të dëshpëruar janë! Në fund, lus Allahun të na falë dhe të na ruajë nga këto fatkeqësi dhe errësira! Ai është Bamirësi dhe Bujari!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Murselat • Ajet 49 E ardhshme En-Nebe • Ajet 1