Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 13 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 13 nga 40 • Shqip


وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا 13
Përkthim:
Dhe kemi krijur kandil (diell) të shëndritshëm! En-Nebe 78:13
Tefsiri:

...dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh. -

Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Diellin me dy cilësi të tij, pa të cilat jeta në planetin Tokë do të ishte e pamundur: ai është ‘sirâxh’ - ndriçues dhe ‘uehhâxh’ - ngrohës. Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit dhe pa mijëra e mijëra kushte të tjera, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Mos, vallë, të gjitha këto janë mbledhur rastësisht në këtë planet?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 12 E ardhshme En-Nebe • Ajet 14