Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 26 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 26 nga 40 • Shqip


جَزَاءً وِفَاقًا 26
Përkthim:
(si) shpërblim gjegjës (i veprave të tyre). En-Nebe 78:26
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i En-Nebe 78:24

Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar. -

Kur të hyjnë në Xhehenem, ata nuk do të ndiejnë më freski për trupin, që do t’u digjet vazhdimisht, dhe as pije të freskët, që të shuajnë etjen e tyre. Për të pirë, atyre do t’u jepet ĥamîma, pra, ujë të përvëluar, nga nxehtësia e të cilit, vetëm sa t’u afrohet, digjet dhe shkrihet mishi dhe lëkura e fytyrës dhe këputen zorrët e barkut. Atyre u jepen për të pirë dhe ĝassâķâ, domethënë, qelbi dhe pisllëqet që dalin nga trupat që digjen në Xhehenem. Ajo është shumë e keqe, për sa i përket erës dhe mundimit që u jep banorëve të Zjarrit. Ky ndëshkim është plotësisht i merituar për ta, për shkak të veprave të tyre të ulëta dhe të shfrenuara në mosbindje ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar nuk u bën padrejtësi, sepse janë vetë ata që shkatërrojnë veten dhe e zgjedhin rrugën e humbjes. Më tej, i Madhëruari tregon veprat e tyre, prej të cilave ata meritojnë ndëshkimin:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 25 E ardhshme En-Nebe • Ajet 27