Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 29 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 29 nga 40 • Shqip


وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ كِتَابًا 29
Përkthim:
por Ne, çdo gjë e kemi numërura dhe shënuar. En-Nebe 78:29
Tefsiri:

Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim. -

Allahu i Lartësuar e ka shkruar çdo gjë me përpikmëri, e madhe apo e vogël qoftë, e mirë apo e keqe qoftë ajo. Asgjë nuk i shpëton Librit të Zotit. Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë në Leuhi Mahfudh. Kështu, kriminelët nuk do të ndëshkohen kurrë për krime që nuk i kanë bërë dhe as nuk do të lihen pa marrë shpërblimin e çdo të mirë apo të keqe që kanë bërë në këtë dynja. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.”. [Kehf 49].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 28 E ardhshme En-Nebe • Ajet 30