Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 31 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 31 nga 40 • Shqip


إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا 31
Përkthim:
E, me të vërtetë, për ata që i kanë druajtur Perëndisë, u janë përgatitur vende kënaqësie: En-Nebe 78:31
Tefsiri:
Pasi tregoi përfundimin e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me premtimet për të devotshmit:

- S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha,... -

Atyre të cilët pajisen në këtë dynja me cilësinë e takua-s, Allahu i Lartësuar u premton mefâzâ-n, pra, shpëtimin nga Zjarri dhe çdo e keqe në dynja dhe në ahiret, si dhe arritjen e çdo të mire që shpresojnë në të dyja jetët. Por kjo është e kushtëzuar me takua-n. Takua është mbrojtja nga dënimi dhe zemërimi i Allahut duke kryer urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, i motivuar nga dashuria për Të dhe madhërimi i Tij. Kështu, të gjithë ata që i përkushtohen Atij me bindje dhe nënshtrim, që i largohen çdo gjëje të cilën Ai e ka ndaluar, do të jenë të shpëtuar nga Zjarri dhe do të shpërblehen me mirësi të shumta. Prej mirësive që i presin këta fatlumë, i Lartësuari na tregon:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 30 E ardhshme En-Nebe • Ajet 32