Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 39 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 39 nga 40 • Shqip


ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ ۖ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ مَآبًا 39
Përkthim:
Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, do ta marr strehimin te Zoti i vet. En-Nebe 78:39
Tefsiri:

Ajo është Dita e vërtetë... -

Atë ditë, e kota nuk mund të shitet dhe të pranohet si e drejtë dhe gënjeshtra nuk bën më dobi. Pasi paralajmëroi dhe përgëzoi në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë:

...Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet. –

Pra, ai që dëshiron të shpëtojë atë ditë, le të bëjë vepra të mira, që të jenë shpresë dhe shpëtim për të, sepse atë ditë nuk të sjell dobi dhe shpëtim asgjë, përveç veprave të mira, sipas besimit të drejtë të rrëfyer nga të dërguarit e Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 38 E ardhshme En-Nebe • Ajet 40