Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 4 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 4 nga 40 • Shqip


كَلَّا سَيَعْلَمُونَ 4
Përkthim:
Jo, jo, ata, me siguri, do ta dinë! En-Nebe 78:4
Tefsiri:

Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë! Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë! -

Kur të zbresë mbi ta ndëshkimi i ashpër dhe pa kthim i Zotit, atëherë do ta kuptojnë qartë atë që nuk po e besojnë. Ditën kur t’u bëhet ‘ftesa’ e trishtueshme për në Xhehenem, të cilën ata nuk do të mund që ta refuzojnë apo t’i shmangen, atyre do t’u thuhet: “Ky është Zjarri, të cilin ju nuk e besonit!” Më poshtë, Allahu i Lartësuar numëron shumë mirësi, të cilat ua ka dhuruar njerëzve, mirësi të cilat tregojnë qartë vërtetësinë dhe sigurinë e asaj çka njoftuan dhe kumtuan profetët e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 3 E ardhshme En-Nebe • Ajet 5