Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 8 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 8 nga 40 • Shqip


وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا 8
Përkthim:
Ne ju kemi krijuar dy lloje (mashkull e femër), En-Nebe 78:8
Tefsiri:

Ne ju krijuam në çifte. -

Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri-tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra-tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 7 E ardhshme En-Nebe • Ajet 9