Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 1 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 1 nga 46 • Shqip


وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا 1
Përkthim:
Betohem në ata (engjëj) që i marrin shpirtërat ashpër (jombesimtarëve) En-Naziat 79:1
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar betohet në melekët e Tij dhe në detyrat me të cilat i ka ngarkuar ata. Në zbatimin e këtyre detyrave, ata tregojnë bindje dhe nënshtrim të plotë. Ata janë zbatues të nënshtruar të urdhrave të Zotit. Janë dy shpjegime të mundshme të arsyes pse Allahu i Lartësuar bën gjithë këto betime:

1 Allahu i Lartësuar i bën këto betime për të përforcuar vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Ky është një shpjegim i pranueshëm, sepse menjëherë pas betimeve, bëhen disa përshkrime të Ditës së Gjykimit.

2 Allahu i Lartësuar është betuar në melekët, pikërisht për të treguar rëndësinë e melekëve dhe rëndësinë e besimit për melekët, besim ky i cili konsiderohet si njëri nga gjashtë shtyllat e imanit. Por duke përmendur veprat e tyre, mund të kuptojmë se betimet janë bërë edhe për të vërtetuar faktin e shpërblimit të krijesave në momentin kur u merret shpirti, dhe më pas, në Ditën e Gjykimit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:

Betohem për ata

(melekë)

që me forcë rrëmbejnë shpirtrat

(e keqbërsve). - En-naziati janë melekët që e shkulin shpirtin me forcë. Këta melekë zhyten brenda trupit, derisa e nxjerrin shpirtin jashtë, për ta shpërblyer sipas veprave që ka kryer.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 40 E ardhshme En-Naziat • Ajet 2