Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 26 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 26 nga 46 • Shqip


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ 26
Përkthim:
Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë. En-Naziat 79:26
Tefsiri:

Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen. -

Ata të cilët i frikësohen dhe e madhërojnë Allahun me dije të plotë për madhështinë e tij, pra, vetëm ata përfitojnë dhe marrin mësime nga shenjat e Allahut të Madhëruar. Kur ata mësojnë për ndëshkimin e Faraonit dhe të pasuesve të tij të verbër, ata e kuptojnë qartë se çdokush që tregohet mendjemadh dhe kryeneç ndaj urdhëresave të të Madhëruarit të Lartësuar dhe të Plotpushtetshëm, do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata që janë bosh në zemër dhe nuk e njohin madhështinë e Allahut, ata nuk kanë frikërespekt për Të, prandaj atyre nuk u bën dobi asnjë lloj shenje dhe argumenti, sado i madh qoftë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Naziat • Ajet 25 E ardhshme En-Naziat • Ajet 27