Dhe për ata
(melekë)që nxitojnë
(të përmbushin urdhërat e Zotit). - Allahu i Lartësuar betohet përsëri në melekët, që tashmë i përshkruan me një cilësi tjetër. Ai i quan ata sâbiķât – nxitues, garues e parakalues. Ata nxitojnë dhe arrijnë para shejtanëve, që të marrin Shpalljen e Allahut dhe ta përcjellin atë te Profeti, pa u lejuar shejtanëve që të mund të marrin vjedhurazi ndonjë gjë prej Shpalljes.