Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 40 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 40 nga 46 • Shqip


وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَىٰ 40
Përkthim:
Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet, En-Naziat 79:40
Tefsiri:

E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,...-

Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:

1 Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:

2 Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Naziat • Ajet 39 E ardhshme En-Naziat • Ajet 41