Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 45 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 45 nga 46 • Shqip


إِنَّمَا أَنْتَ مُنْذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا 45
Përkthim:
Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit); En-Naziat 79:45
Tefsiri:

Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij. -

Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Naziat • Ajet 44 E ardhshme En-Naziat • Ajet 46