Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 20 nga 75 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَوَلَّوْا عَنْهُ وَأَنْتُمْ تَسْمَعُونَ 20
Përkthim:
O besimtarë! – bindjuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, mos u shmangëni nga Ai, se ju dëgjoni (Kur’anin), El-Enfal 8:20
Tefsiri:
Pasi na njoftoi se është me besimtarët, Allahu i Madhëruar urdhëron që ata të angazhohen seriozisht dhe me sinqeritet për të zbatuar çdo detyrë që rrjedh nga imani i tyre. Vetëm me plotësimin e këtyre detyrave, ata do të arrijnë afërsinë dhe ndihmën e Zotit të tyre.

O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij... -

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke përmbushur urdhrat e tyre, në emër të dashurisë, shpresës dhe frikërespektit për Allahun e vetëm dhe të pashoq.

...e mos ktheni shpinën kur ju i dëgjoni

(kumtet e tij)! - Mos i ktheni shpinën bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndërkohë që ju i dëgjoni dhe i kuptoni mirë urdhrat, porositë, qortimet e këshillat që ju lexohen prej Librit të Allahut. Indiferenca pasi i keni dëgjuar dhe kuptuar të gjitha këto është nga sjelljet më të shëmtuara.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 19 E ardhshme El-Enfal • Ajet 21