Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 33 nga 75 • Shqip


وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ وَأَنْتَ فِيهِمْ ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ 33
Përkthim:
Perëndia nuk i ndëshkon ata, derisa ti je në mesin e tyre; dhe Perëndia nuk i ndëshkon, nëse ata kërkojnë falje. El-Enfal 8:33
Tefsiri:

Por Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata, përderisa ti

(o Muhammed)

je në mesin e tyre... -

Prania e Muhamedit (a.s)mes tyre ishte një garanci për ta se nuk do të përfshiheshin nga një ndëshkim i menjëhershëm, që, në fund të fundit, ata po e meritonin, me atë padrejtësi, injorancë dhe arrogancë që po tregonin. Megjithatë, edhe pse ata shprehnin të tilla fjalë haptazi, për të treguar se ishin të justifikuar në ndjekjen e rrugës së humbur, që e kishin zgjedhur me vetëdije, ata përsëri në vetvete kërkonin falje dhe i luteshin Allahut për të mos i ndëshkuar, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:

...dhe Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata nëse kërkojnë falje

(për gjynahet e tyre). - Ata përsëri kishin frikë se mos i përfshinte ndëshkimi i Allahut të Lartësuar, prandaj kërkonin falje për të tilla fjalë, që i thoshin haptazi, por që në vetvete e ndjenin padrejtësinë dhe injorancën që po tregonin. Ajeti tregon se kërkimi i faljes në mënyrë të vazhdueshme është një pengesë e ndëshkimit, edhe pse faktorët e zbritjes së ndëshkimit mund të jenë plotësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 32 E ardhshme El-Enfal • Ajet 34