Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. -
Jobesimtarët investojnë pasurinë e tyre, që e vërteta të paraqitet si e kotë dhe që e kota të forcohet dhe të përhapet sa më tepër. Ata përpiqen të pengojnë njësimin e Rahmanit në adhurim. Ata luftojnë që të triumfojë dhe të përhapen besëtytnitë e idhujtaria.Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; ... -
Ata do ta shpenzojnë pasurinë, madje me lehtësi, sepse janë shumë të përkushtuar ndaj së kotës dhe e urrejnë shumë të vërtetën, por kjo sakrificë do t’ju sjellë veç dëshpërim, poshtërim dhe përçmim....por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; -
Ata do të mposhten, pa arritur qëllimin pse e shpenzojnë gjithë atë pasuri. Kështu, iu ikën pasuria dhe iluzionet e tyre. E vetmja gjë që fitojnë është ndëshkimi i ashpër i Allahut të Lartësuar. Duke treguar përfundimin e dëshpëruar të tyre, Allahu i Lartësuar thotë: