Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 38 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 38 nga 75 • Shqip


قُلْ لِلَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَنْتَهُوا يُغْفَرْ لَهُمْ مَا قَدْ سَلَفَ وَإِنْ يَعُودُوا فَقَدْ مَضَتْ سُنَّتُ الْأَوَّلِينَ 38
Përkthim:
Thuaju mohuesve: nëse largohen (nga mohimi), do t’ju falet e kaluara, e nëse kthehen (në mohim), atëherë dihet se si ka qenë ligji i të parëve (se si janë ndëshkuar mohuesit dhe si janë ndihmuar besimtarët). El-Enfal 8:38
Tefsiri:
Ky ajet tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar me robërit e Tij. Atë nuk e pengon mosbesimi i robërve me këmbëngulje dhe arrogancë, që t’i ftojë vazhdimisht ata në rrugën e drejtë dhe t’i këshillojë për t’u larguar nga çdo gjë që sjell shkatërimin e tyre. Me dashuri dhe mëshirë, Allahu i këshillon dhe i porosit ata që të largohen nga të gjitha rrugët e poshtërimit dhe të humbjes.

Thuaju jobesimtarëve që, nëse heqin dorë nga mosbesimi, do t’u falet e kaluara... -

Nëse ata ndalen dhe pendohen për mosbesimin e tyre dhe këtë pendim e shprehin duke iu dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar si Një i vetëm dhe i pashoq dhe duke e adhuruar Atë përmes Islamit, fesë të vetme të pranuar tek Ai, i Madhëruari u premton atyre falje të gjithçkaje që ka kaluar, sado të mëdha qofshin ato gabime dhe krime. Por nëse ata kthehen përsëri në mohim, i Lartësuari thotë:

...por nëse ngulmojnë në të tyren, atëherë le të jetë dënimi i popujve të mëparshëm si paralajmërim për ta. -

Allahu i Lartësuar na e ka treguar qartë se cili ka qenë përfundimi i popujve mohues, të cilët i konsideronin gënjeshtra shpalljet e Tij. Përfundimi i të gjithëve ka qenë i njëjtë: shkatërrim dhe ndëshkim i ashpër. Le të kujtojnë atëherë, se çfarë ndodhi me ata inatçorë dhe arrogantë dhe le ta dinë se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim. Por, fatkeqësisht, ata e marrin me tallje këtë çështje. Këto fjalë u drejtohen mohuesve në formë kërcënimi, por edhe si ftesë për të reflektuar drejt. Ndërsa kur u drejtohet besimtarëve, Allahu i Madhëruar i udhëzon ata se si duhet të sillen me mohuesit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 37 E ardhshme El-Enfal • Ajet 39