Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 50 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 50 nga 75 • Shqip


وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ يَتَوَفَّى الَّذِينَ كَفَرُوا ۙ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ 50
Përkthim:
E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë): “Shijonie dënimin e zjarrit. El-Enfal 8:50
Tefsiri:

E, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, -

Flitet për melekët të cilët janë ngarkuar për t’u shkulur me forcë shpirtin mohuesve të Zotit, në çastin e vdekjes. Ata janë shumë të frikshëm. Në këtë moment, jobesimtarët janë totalisht të tmerruar, aq sa gjendja e tyre nuk mund të shpjegohet me fjalë.

Ata i godasin në fytyrë dhe në shpinë

(duke u thënë)

: “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” -

Melekët e godasin jobesimtarin me ashpërsi, duke i bërtitur: "Nxirre jashtë shpirtin!" Por shpirti nuk do të dalë, sepse ka frikë, pasi e di mirë për ndëshkimin e dhimbshëm që e pret më pas. Melekët i thonë: “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” Ky është një ndëshkim i rëndë dhe tepër i dhimbshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 49 E ardhshme El-Enfal • Ajet 51