Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 52 nga 75 • Shqip


كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ ۙ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ شَدِيدُ الْعِقَابِ 52
Përkthim:
(Sjelljet e tyre) i ngjajnë sjelljeve – të ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan argumentet e Perëndisë, e Perëndia i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe ashpër dënon; El-Enfal 8:52
Tefsiri:
Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe të tjerëve që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i ndëshkoi për shkak të gjynaheve që bënë. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm dhe Ndëshkues i ashpër. -

Të shumtë kanë qenë popujt që mohuan e kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit, por përfundimi i të gjithëve ka qenë shkatërrimi dhe ndëshkimi i merituar, nga gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Askush nuk mund t’i shpëtojë Allahut, nëse Ai dëshiron dhe gjykon që ta ndëshkojë. Çdo krijesë është në dorën e Zotit dhe nuk mund t’i shmanget pushtetit të Tij.
Shko te videoja e plotë e sures