Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 59 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 59 nga 75 • Shqip


وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا سَبَقُوا ۚ إِنَّهُمْ لَا يُعْجِزُونَ 59
Përkthim:
Le të mos mendojnë kursesi ata që nuk besojnë, se do t’i shpëtojmë (dënimit të Zotit), sepse ata nuk mund ta dobësojnë fuqinë e Perëndisë. El-Enfal 8:59
Tefsiri:

Mohuesit të mos mendojnë se mund të shpëtojnë. Ata nuk mund t'i shmangen

(dënimt të)

Allahut. -

Mohuesit e Zotit dhe të shpalljeve të Tij, që nuk pranojnë të nënshtrohen për të jetuar sipas porosive hyjnore, kurrë të mos mendojnë se mund t’i shpëtojnë dhe t’i fshihen të Lartësuarit. Ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë gjykimit të Tij të urtë dhe të drejtë. Ai gjithmonë u qëndron atyre në pritë. Allahu i Lartësuar fsheh urtësi të mëdha duke i afatizuar mohuesit dhe duke mos u nxituar në ndëshkimin e tyre. Ndër urtësitë e shumta të këtij afatizimi është edhe të sprovuarit e robërve të Tij besimtarë. Përballë sprovave, ata përkushtohen më shumë ndaj Zotit dhe luftojnë me më tepër qëndrueshmëri dhe durim për të arritur kënaqësinë e Tij. Vetëm pas të tilla sprovave, ata mund të arrijnë gradat e larta në Xhenet dhe të pajisen me virtyte të mrekullueshme, që arrihen veçse nga durimtarët në sprova.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 58 E ardhshme El-Enfal • Ajet 60