Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 64 nga 75 • Shqip


يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ حَسْبُكَ اللَّهُ وَمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ 64
Përkthim:
O Pejgamber! Perëndia të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë. El-Enfal 8:64
Tefsiri:

O Profet! Allahu të mjafton ty dhe u mjafton besimtarëve që të pasojnë ty. -

Allahu i Lartësuar të mjafton ty, o i Dërguar, dhe po kështu edhe besimtarëve, që pasojnë rrugën tënde. Ky është një premtim që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të cilët pasojnë Profetin e Tij. Allahu premton për mbështetje, ndihmë dhe fitore kundër armiqve. Por nga ajeti kuptojmë edhe sekretin e realizimit të këtij premtimi. Së pari, është besimi i vërtetë dhe i sinqertë dhe, së dyti, pasimi rigoroz i rrugës së Profetit a.s. Kështu, besimtari i vërtetë, që pason rrugën dhe traditën e Profetit (a.s)ka premtimin se Allahu i Lartësuar do t’i mjaftojë si ndihmë dhe mbështetje në çdo çështje, qofshin ato fetare apo jofetare. Kjo ndihmë cenohet dhe pakësohet sa herë që cenohet dhe pakësohet kushti i saj, që është besimi i pastër dhe pasimi i Sunetit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 63 E ardhshme El-Enfal • Ajet 65