Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 68 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 68 nga 75 • Shqip


لَوْلَا كِتَابٌ مِنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَا أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 68
Përkthim:
Të mos ishte dispozita e mëparshme e Perëndisë, do t’ju godiste mundimi i madh – për atë që keni marrë. El-Enfal 8:68
Tefsiri:

Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë

(shpërblesën)

që morët. -

Allahu i Lartësuar ia bëri të lejuar Profetit dhe të gjithë umetit përfitimin prej plaçkës së luftës. Por në rastin në fjalë, marrja e kompensimit të robërve do të ishte veprim i gabuar dhe i dënueshëm, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t’ju godiste një dënim i madh për atë që morët.’ Prandaj vjen edhe një hadith, që thotë: “Nëse në Betejën e Bedrit do të zbriste ndonjë ndëshkim, askush nuk do të shpëtonte, përveç Umerit.”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 67 E ardhshme El-Enfal • Ajet 69