Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 7 nga 75 • Shqip


وَإِذْ يَعِدُكُمُ اللَّهُ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ أَنَّهَا لَكُمْ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيْرَ ذَاتِ الشَّوْكَةِ تَكُونُ لَكُمْ وَيُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُحِقَّ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَيَقْطَعَ دَابِرَ الْكَافِرِينَ 7
Përkthim:
(Kujtoje) kur Perëndia ju premtoi njërën prej dy grupeve, që me ët vërtetë, ajo të jetë e juaja. E ju dëshiruat që ajo e paarmatosura të jetë e juaja; e Perëndia dëshiron ta forcojë të vërtetën me fjalë të Tij dhe mohuesve t’u zhdukë rrënjët, El-Enfal 8:7
Tefsiri:

Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit... -

Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit.

...por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,... -

Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 6 E ardhshme El-Enfal • Ajet 8