Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 9 nga 75 • Shqip


إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّي مُمِدُّكُمْ بِأَلْفٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ مُرْدِفِينَ 9
Përkthim:
(Kujtoje) kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti jua, e Ai ju përgjegj: “Unë do t’jundihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”. El-Enfal 8:9
Tefsiri:

Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” -

Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur, në çastin e vështirë të përballjes me armikun, ju i luteshit dhe i përgjëroheshit Atij, dhe Ai ju përgjigj lutjeve tuaja. Përgjigjja erdhi me disa mënyra. Së pari, Allahu premtoi se do t’i ndihmonte me 1000 melekë njëri pas tjetrit. Kjo qe si përgëzim për shpirtin dhe qetësim për zemrat e besimtarëve, me qëllim që ta kuptonin mirë se fitorja është vetëm në dorë të Allahut e jo në varësi të numrit e përgatitjes luftarake.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 8 E ardhshme El-Enfal • Ajet 10