Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Abese — Ajet 24 (Shqip) — Video

Abese • Ajet 24 nga 42 • Shqip


فَلْيَنْظُرِ الْإِنْسَانُ إِلَىٰ طَعَامِهِ 24
Përkthim:
Le të shikojë njeriu në ushqimin e vet: Abese 80:24
Tefsiri:

Le të shikojë njeriu ushqimin e vet! Ne lëshojmë ujë me mbushulli. Pastaj e çajmë tokën në thellësi,...-

Le të mendohet njeriu për fazat në të cilat ka kaluar ushqimi, pa të cilin ai nuk mund të jetojë, dhe le të kuptojë se sa i varur dhe nevojtar është për mëshirën e Allahut, që ka mundësuar dhe rregulluar çdo të mirë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Mos, vallë, është njeriu ai që e bën shiun të bjerë nga lart, me aq mirësi dhe begati?! Mos është ai që e urdhëron shiun të bjerë në pika të vogla dhe aq ëmbëlsisht, për të ushqyer njerëzinë dhe gjithçka tjetër?! Mos është njeriu ai që e çan tokën për bimësinë dhe krijon për to çdo kusht të nevojshëm nëpërmjet tokës, ajrit, diellit etj.?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Abese • Ajet 23 E ardhshme Abese • Ajet 25