Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 11 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 11 nga 29 • Shqip


وَإِذَا السَّمَاءُ كُشِطَتْ 11
Përkthim:
dhe kur qielli zhvendoset, Et-Tekvir 81:11
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tekvir 81:10

Kur fletët të jenë shpërndarë, dhe qielli të zhvishet;... -

Fletët në të cilat janë shkruar me besnikëri dhe përpikmëri veprat e robërve , të mirat dhe të këqijat e tyre, atë ditë do t’u shpërndahen të zotëve të tyre. Fatbardhët do t’i marrin fletët e shënimeve të tyre nga e djathta, ndërsa të mjerët do t’i marrin ato nga e majta ose pas shpine. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të hiqet nga vendi, sikurse thotë i Lartësuari: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë, atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” [Furkan 25 – 27]. Ose: “Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” [Enbija 104].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 10 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 12