Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 26 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 26 nga 29 • Shqip


فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ 26
Përkthim:
e, kah po ia mbani (me këto mendime)?! Et-Tekvir 81:26
Tefsiri:

...prandaj, ku po shkoni?! -

Si është e mundur që t’ju shkojë kjo ndër mend?! Si mund të gjykoni në këtë mënyrë?! Si mund ta quani të vërtetën e sigurt nga Zoti i gjithësisë një gënjeshtër të trilluar nga Shejtani i mallkuar?! A nuk është ky një shtrembërim i paturpshëm i të vërtetës dhe realitetit?! Mësojeni dhe mbajeni mend mirë se kjo është shpallje e Atij që ka në dorë pushtetin e qiejve dhe të tokës. Kujtoni që në gjithësinë e krijuar prej Tij nuk ndodh asgjë pa lejen dhe vullnetin e Tij. Është vetë Ai që e ruan shpalljen e Tij të paprekshme dhe të pastër, ashtu si Ai dëshiron.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 25 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 27