Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 28 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 28 nga 29 • Shqip


لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَسْتَقِيمَ 28
Përkthim:
për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë, Et-Tekvir 81:28
Tefsiri:

...për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet. -

Kjo ftesë është e vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë vërtet të mirën dhe lumturinë e tyre. Pas sqarimit të vërtetës nga e kota, të gjithë janë të barabartë në mundësinë për ta përqafuar atë, por kjo duhet që të kërkohet prej Allahut të Lartësuar. Çdokush që e kërkon udhëzimin prej Bujarit të Gjithëmëshirshëm, do ta arrijë atë. Besimi është dhuratë e Allahut të Lartësuar dhe vetëm Ai mund të udhëzojë tek e Vërteta. Për këtë arsye, Shpallja dhe i Dërguari i Allahut duhen trajtuar me respektin dhe dashurinë më të madhe, nëse duam që Ai të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Më tej, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 27 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 29