Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 8 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 8 nga 29 • Shqip


وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ 8
Përkthim:
dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet Et-Tekvir 81:8
Tefsiri:

...kur, vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten për çfarë gjynahu ato janë mbytur; –

Kështu vepronin jobesimtarët në kohën e injorancës paraislamike. Ata i varrosnin vajzat të gjalla, pa asnjë shkak, thjesht nga frika e varfërisë. Por Ditën e Gjykimit, vajzat e varrosura për së gjalli do të pyeten: “Për çfarë gjynahu u varrosët ju?”. Eshtë e ditur që ato nuk kishin kurrfarë gjynahu, por kjo kujtesë është një kërcënim i ashpër dhe poshtërim për ata që e kanë kryer një vepër kaq të shëmtuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 7 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 9