Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Infitar — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Infitar • Ajet 6 nga 19 • Shqip


يَا أَيُّهَا الْإِنْسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِ 6
Përkthim:
O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar? El-Infitar 82:6
Tefsiri:

O njeri! Ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar… -

Allahu i Lartësuar i drejtohet me këto fjalë njeriut, i cili është aq i mangët dhe i pakujdesshëm në kryerjen e detyrimeve ndaj Zotit të tij dhe aq i paturpshëm në shkeljen e kufijve të Tij: Çfarë të shtyu që të sillesh në këtë formë? Mos vallë, mospërfillja jote ndaj të drejtave të Krenarit të Plotfuqishëm?! Apo shpërfillja e kërcënimeve dhe ndëshkimit të Tij të dhembshëm?! Apo mos, vallë, nuk je i sigurt në ringjalljen dhe shpërblimin e të Drejtit të Gjithëmëshirshëm?! Pa mendohu pak për krijimin tënd!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Infitar • Ajet 5 E ardhshme El-Infitar • Ajet 7