Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mutaffifin — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Mutaffifin • Ajet 19 nga 36 • Shqip


وَمَا أَدْرَاكَ مَا عِلِّيُّونَ 19
Përkthim:
E, a e di ti se ç’është Il-lijjin? El-Mutaffifin 83:19
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Mutaffifin 83:18
Jo, nuk janë të njëjtë. Me të vërtetë, libri i vepërmirëve gjendet në Il-lijjin! E ku e di ti se çfarë është Il-lijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit

(e Zotit). - Pasi tregoi se libri Sixhxhin është në vendin më të ngushtë dhe më të thellë të Zjarrit, Allahu i Madhëruar thotë se libri i vepërmirëve është në Il-lijjin, në vendin më të lartë dhe më të gjerë në Xhenet. Këtë libër e shohin dhe dëshmojnë më të afërmit e Zotit, të cilët janë melekë, shpirtrat e profetëve, të të sinqertëve dhe të dëshmorëve në rrugën e Zotit. Këta të mirë Allahu i Madhëruar i veçon në mbretërinë e qiellit. Ilijjun është edhe një nga emrat e Xhenetit më të lartë.
Shko te videoja e plotë e sures